KANADA - Një video virale ku dy lojtarë hokeji përfshihen papritmas në një përleshje po qarkullon në internet dhe reagimi i familjes së njërit prej lojtarëve ka marrë komente të ndryshme. Lojtari që mban fanellën me mbiemrin "Xhekaj" kuptohet që ka origjinë shqiptare.
Florian Xhekaj, 21 vjeç, është lojtar profesionist hokeji që luan si sulmues për Montreal Canadiens në NHL, liga më e madhe dhe më e njohur e hokejit mbi akull në botë. Ai është vëllai i vogël i Arbër Xhekajt, që gjithashtu është lojtar hokeji profesionist dhe luan për Montreal Canadiens.
Djemtë janë me origjinë pjesërisht shqiptare, babai i tyre është nga Drenica e Kosovës, kurse nëna me origjinë çeke. Kur kamera drejtohet te portretet e tyre pasi i biri godet kundërshtarin, mamaja duket shumë serioze, gati në zemërim, kurse babai fsheh emocionin dhe buzëqeshjen e madhe kur sheh se po fokusohet prej kamerës. Kjo, nuk u shpëtoi as komentuesve:
"Tipike reagimi i mamit dhe i babit," tha dikush. "Babi Xhekaj duket i lumtur, mami jo dhe aq", shtoi dikush tjetër duke qeshur.
Një tjetër komentues përshkroi gjithë skenën me pasion: "Kamera zhvendoset te familja Xhekaj në tribunë teksa Floriani fillon të përleshet. Nëna ka fytyrë serioze, babai nuk mund të kontrollohet, ngrihet i entuziazmuar… por shpejt merr veten pas një shikimi të shpejtë nga nëna… motra e vogël përpiqet të fshehë buzëqeshjen pas dorës… dhe vëllai i madh buzëqesh nga veshi në vesh, mbështetet mbi pankinë, godet shkopin mbi bord dhe çmendet.
Zot i madh, e dua këtë familje, me vlera të sinqerta dhe mbështetje të vazhdueshme. Ndeshje e shkëlqyer, guximi dhe vendosmëria e familjes Xhekaj ishte një faktor në suksesin e ekipit mbrëmë. Përfshirja 100% sjell motivim për të gjithë ekipin! Faleminderit! Ky është hokeji".
S.Dh/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
31 Mars, 11:25
A besoni se Drejtori i ri Policisë, Hita do luftojë krimin dhe korrupsionin?
-
Po
53.8%
-
Jo
34.8%
-
Nuk kam mendim
11.4%
Vota total: 2904
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Media: Nga grabitja e bankës në SHBA te ‘El Chapo’, kush është shqiptari që shfaqet në videoklipin e superyllit të hip-hop, Drake (EMRI)
26 Mars, 12:58
-
Lufta në Iran, Marco Rubio do të telefonojë sot liderët e G7! Të hënën, mbledhje e jashtëzakonshme e Agjencisë Ndërkombëtare për Energjinë Atomike
1 Mars, 07:59
-
Kreshnik Spahiu: 10 fakte pse Shqipëria s’ka kartele droge si Meksika, por vetëm trafikantë ordiner
23 Shkurt, 18:26
-
‘Milano Cortina’/ 46 vite pas ‘Mrekullisë mbi Akull’, SHBA mposht në shtesë Kanadanë dhe fiton të artën olimpike në hokej
22 Shkurt, 19:44
-
'Milano Cortina'/ Kanadaja për historinë, do përballet kundër SHBA-së në finalen e hokejit për meshkuj! Donald Trump bën 'me dhimbje koke' Komitetin Olimpik
21 Shkurt, 09:50
-
SHBA/ Dhoma e Përfaqësuesve voton për të bllokuar tarifat doganore ndaj Kanadasë! Gjashtë ligjvënës republikanë rreshtohen kundër Trump
12 Shkurt, 07:21
-
Masakra me 10 viktima në Kanada/ Dalin pamjet pak para sulmit, nxënësit ikin me vrap (VIDEO)
11 Shkurt, 15:44
-
Tensione të reja SHBA-Kanada, Trump kërcënon të bllokojë urën Michigan-Ontario: Po na shfrytëzojnë
11 Shkurt, 12:56
-
Terror në Kanada, 10 të vdekur dhe 27 të plagosur nga sulmi me armë zjarri! Mes viktimave edhe autorja, vrau veten
11 Shkurt, 07:35
-
Kanadaja dhe Franca konfirmojnë mbështetjen ndaj Groenlandës, çelin konsullatat diplomatike
6 Shkurt, 13:36
-
Pse emigranti nga Librazhdi u zhgënjye me Kanadanë?
5 Shkurt, 21:16
-
Trump vijon kërcënimet me tarifa doganore: 50% për avionët kanadezë dhe masa për vendet që i shesin naftë Kubës
30 Janar, 09:49