A keni menduar ndonjëherë nëse lopët mund të jenë të lumtura dhe se si ato e shprehin këtë gjendje? Ka një video që e tregon më së miri këtë moment.
 
Disa lopë hidhen nga lumturia pasi shikojnë bar për herë të parë pas 5 muajsh në izolim dimëror.
 
Këto lopë janë mbajtur në stalla gjatë dimrit të ashpër në Holandë dhe lumturia e rikthimit në natyrë është e papërshkrueshme.