Everton fitoi 2-0 kundër Peterborough në FA Cup. Në këtë takim gjatë pjesës së dytë mori minuta edhe Armando Broja, i cili pësoi sërish një lëndim dhe doli nga fusha me barelë mes lotësh.
Broja hyri në fushë në minutën e 68-të të ndeshjes, por pas më pak se 15 minutash, gjatë një aksioni ai kaloi portierin dhe më pas vendosi këmbën e djathtë keq në tokë. Sulmuesi i Kombëtares më pas u rrëzua në tokë dhe nisi britmat, me stafin mjekësor që e kuptoi se dëmtimi në kavilje mund të ishte serioz.
Duket se lënimet nuk po e lënë të qetë Brojën që me gjasë do kryejë që këtë mbrëmje kontrollet e nevojshme për të parë gradën e një lëndimi që në pamje të parë duket serioz.