Mes viktimave të tërmetit në Turqi është edhe edhe sulmuesi ganez i skuadrës turke Hatayspor, Christian Atsu, 31 vjeç. Futbollisti, pas tërmetit të 6 shkurtit, ishte zhdukur. Trupi i tij u gjet nën rrënojat e shtëpisë në Hatay. Atsu ka qenë ish futbollist i Chelsea-t në Angli ndaj edhe ndeshja mes Njukastëllit dhe Liverpulit në Premier Ligë u hap me një homazh për Atsu i cili humbi jetën në tërmetin tragjik në Turqi.
Pasi u konfirmua vdekja e tij, ish-lojtari i Çelsit u nderua në stadium duke mbajtur 1 minutë heshtje në nder të tij. Momenti i homazhit ishtë rrëqethës pasi në stadium ndodhej edhe bashkëshortja Marie-Claire Rupio, e shoqëruar nga fëmijët e tyre.
Gjithashtu edhe lojtarët e të dyjavë ekipeve duartrokitën dhe i gjithë stadiumi u ngrit në këmbë për Atsunë. Rikujtojmë që 31-vjeçari ka qenë pjesë e disa ekipeve të mëdha si Çelsi, Porto, Everton, Njukastëll etj.
Liverpool and Newcastle paid tribute to ????????Christian Atsu but it's the shot of his wife and kids that will break you????????????????pic.twitter.com/SGxNhWsV7L
— George Addo Jnr (@addojunr) February 18, 2023