VIDEO/ Macron mesazh për francezët para Lojërave Olimpike: Bëni stërvitje, ju bën mirë për shëndetin

VIDEO/ Macron mesazh për francezët para Lojërave Olimpike: Bëni stërvitje, ju bën mirë për shëndetin

Emmanuel Macron

Me një video brenda një palestre në të cilën ai shihet me një bluzë me mëngë të shkurtra në ngjyrat e Francës dhe një palë doreza boksi të vendosura mbi supe, Emmanuel Macron dërgoi mesazhin e tij të hënën në mëngjes, 200 ditë para nisjes këtë vit të Lojërave Olimpike në Francë.

“Ne do të organizojmë në Francë Lojërat Olimpike dhe Paralimpike, lojëra të gjelbra që do të respektojnë marrëveshjen e Parisit”, tha Macron, duke iu referuar marrëveshjes së nënshkruar në 2015, e cila parashikon një qëllim për të mbrojtur klimën, raportojnë mediat e huaja.

Në mbyllje, të videos, ai u kujtua francezëve se sporti është bërë i detyrueshëm çdo ditë për 30 minuta në shkollat ​​fillore, duke theksuar se më shumë sporte të tjera janë përfshirë në shkollat ​​e mesme.

Macron madje u bëri thirrje të gjithëve të bëjnë stërvitje, të paktën 30 minuta në ditë sepse bën mirë për shëndetin.

 

S.S/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

'Klanet, korrupsioni dhe arroganca e organizatorëve!', Barrikada FC tërhiqet nga çdo garë e FSHF dhe Sunday League Albania

'Klanet, korrupsioni dhe arroganca e organizatorëve!', Barrikada FC tërhiqet nga çdo garë e FSHF dhe Sunday League Albania