VIDEO/ Mallorca me Muriqin mundin Real Madridin, Barcelona shkëputet në krye të La Liga-s

Festa e Mallorca-s pas golit

La Liga spanjolle e futbollit zhvilloi sot ditën e dytë të javës së 20-të. E diela ka nisur me surpriza në ishullin e Palma de Mallorca, me vendasit që kanë mundur 1-0 Realin e Madridit. Në 16:15 Girona fitoi 1-0 me Valencian, në 21:00 Barcelona fitoi 3-0 me Sevillan.

Në "Stadiumin e Mallorcas", vendasit e Mallorcas fituan 1-0 me Realin e Madridit për javën e 20-të në La Liga. Protagonist në këtë ndeshje ishte sulmuesi shqiptar i Kosovës, Vedat Muriqi. "Pirati" në minutën e 13 të ndeshjes detyroi Nacho Fernandez që të dërgonte sferën në portën e tij, duke shtangur gardianin Lunin. Megjithë sulmet e Real Madridit, Mallorca ia doli që t'i marrë sërish tri pikë "Galaktikëve" këtë sezon, në fitoren e dytë pas asaj në "Bernabeu". Në këtë duel, Muriqi u shpall "Lojtari i ndeshjes". Te miqtë në fillimin e ndeshjes u dëmtua portieri Courtois, duke i lënë vendin Lunin. Me këtë disfatë Real Madrid (45 pikë) humbet më shumë kontakt me kreun, teksa Barça kryesuese është me pesë pikë më shumë (50). Mallorca me 28 pikë mban vendin e dhjetë.

Girona fitoi 1-0 me Valencian në La Liga. Për javën e 20-të, skuadra nga Katalonja ka fituar në shtëpi, duke dërguar në fundin e tabelës miqtë. Te Valencia trajneri i ri Voro debuton me humbje, me ekipin që nuk i është përgjigjur si duhet. Goli i ndeshjes u shënua nga Garcia në minutën e 64. Pas asistit të Riquelmes, sulmuesi nuk gaboi pas goditjes direkte, me sferën që u përplas në shyllë dhe më pas përfundoi në rrjetë. Edhe largimi i Gennaro Gattuson nga stoli nuk ka dhënë efekt te Valencia, që ka gjashtë ndeshje pa fitore në La Liga. "Lakuriqët" mbajnë vendin e 16 me 20 pikë, 1 më pak se zona e ftohtë. Nga ana tjetër Girona ngjitet në vendin e 11 me 24 pikë.

Barcelona fitoi 3-0 me Sevillan në "Camp Nou" për javën e 20-të në La Liga. Katalanasit shkëputen me tetë pikë nga Real Madrid, duke qenë në krye të klasifikimit. Golat për djemtë e Xavit u realizuan nga Alba në minutën e 58, Gavi në të 70' dhe Raphinha në minutën e 79. Sevilla me 21 pikë mbetet në vendin e 16-të.

La Liga - java 20-të:

14:00 Mallorca 1-0 Real Madrid

16:15 Girona 1-0 Valencia

18:30 Real Sociedad 0-1 Valladolid

21:00 Barcelona 3-0 Sevilla

Renditja:

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 22:56
VIDEO/ Barcelona tripletë Sevillas, katalanasit shkëputen +8 nga Real Madridi

Barcelona fitoi 3-0 me Sevillan në "Camp Nou" për javën e 20-të në La Liga. Katalanasit shkëputen me tetë pikë nga Real Madrid, duke qenë në krye të klasifikimit. Golat për djemtë e Xavit u realizuan nga Alba në minutën e 58, Gavi në të 70' dhe Raphinha në minutën e 79. Sevilla me 21 pikë mbetet në vendin e 16-të.

Ora 18:09
VIDEO/ Largimi i Gattuso-s s'është kurë, Valencia humbet sërish dhe sheh fundin e La Liga-s

Girona fitoi 1-0 me Valencian në La Liga. Për javën e 20-të, skuadra nga Katalonja ka fituar në shtëpi, duke dërguar në fundin e tabelës miqtë. Te Valencia trajneri i ri Voro debuton me humbje, me ekipin që nuk i është përgjigjur si duhet. Goli i ndeshjes u shënua nga Garcia në minutën e 64. Pas asistit të Riquelmes, sulmuesi nuk gaboi pas goditjes direkte, me sferën që u përplas në shyllë dhe më pas përfundoi në rrjetë. Edhe largimi i Gennaro Gattuson nga stoli nuk ka dhënë efekt te Valencia, që ka gjashtë ndeshje pa fitore në La Liga. "Lakuriqët" mbajnë vendin e 16 me 20 pikë, 1 më pak se zona e ftohtë. Nga ana tjetër Girona ngjitet në vendin e 11 me 24 pikë.

Ora 16:07
VIDEO/ Vedat Muriqi 'ia merr dorën' Real Madridit, Mallorca fiton kundër 'Galaktikëve'! Shqiptari 'Njeriu i ndeshjes'

Në "Stadiumin e Mallorcas", vendasit e Mallorcas fituan 1-0 me Realin e Madridit për javën e 20-të në La Liga. Protagonist në këtë ndeshje ishte sulmuesi shqiptar i Kosovës, Vedat Muriqi. "Pirati" në minutën e 13 të ndeshjes detyroi Nacho Fernandez që të dërgonte sferën në portën e tij, duke shtangur gardianin Lunin. Megjithë sulmet e Real Madridit, Mallorca ia doli që t'i marrë sërish tri pikë "Galaktikëve" këtë sezon, në fitoren e dytë pas asaj në "Bernabeu". Në këtë duel, Muriqi u shpall "Lojtari i ndeshjes". Te miqtë në fillimin e ndeshjes u dëmtua portieri Courtois, duke i lënë vendin Lunin. Me këtë disfatë Real Madrid (45 pikë) humbet më shumë kontakt me kreun, teksa Barça kryesuese është me pesë pikë më shumë (50). Mallorca me 28 pikë mban vendin e dhjetë.

S.Dh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?

×

Lajmi i fundit

Sabotimi i kabullit nënujor nga Rusia, NATO do të shtojë praninë ushtarake në Balltik