VIDEO/ Man. United fiton 0-3 dhe 'fundos' Evertonin, Garnacho shënon golin e sezonit

VIDEO/ Man. United fiton 0-3 dhe 'fundos' Evertonin, Garnacho shënon golin e sezonit

Manchester United feston golin e Martial


Everton është "pa busull" dhe pas heqjes së dhjetë pikëve për parregullsitë financiare duket se është zhytur në fundin e renditjes. Blutë e Liverpoolit u mundën pasditen e së dielës 0-3 në shtëpi nga Manchester United për javën e 13-të në Premier League. "Djajtë" nga ana e tyre katapultohen në pozitën e gjashtë pas fitores së tretë radhazi, duke shuar zërat për largimin e trajnerit ten Hag.

Sfida në "Goodison Park" u zhbllokua pas vetëm tre minutave lojë nga Garnacho, që përfitoi nga asiti i Dalot për të shënuar mbase golin më të bukur të sezonit në Premier League për nga veprimi akrobatik. Në pjesën e dytë United dyfishoi me Rashford nga pika e bardhë, ndërsa Martial në të 75 minutë i dërgoi shifrat në 0-3. Me 24 pikë United mban vendin e 6-të, gjashtë pikë më pak se Arsenali kryesues. Everton ka vetëm katër pikë, duke qenë në vendin e parafundit.

 

 

 


Lajmi kryesor:

GOLAT/ Tre humbje radhazi për Tottenham, Aston Villa e mposht 1-2 në Londër! Man. United i shënon 3 gola Evertonit në Premier League


S.DH/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?



×

Lajmi i fundit

Shembet çatia në Maltë, plagosen rëndë dy punëtorë shqiptarë

Shembet çatia në Maltë, plagosen rëndë dy punëtorë shqiptarë