Dramë për Manchester United në 'St. James Park'. Vendasit e Newcastle fituan 2-1 edhe pse gjithë pjesën e dytë e luajtën me një lojtar më pak pas daljes me karton të kuq të Ramsey në minutën e 45+1. Shtesa e pjesës së parë prodhoi dy gola. Fillimisht Gordon u tregua i saktë nga 11 metërshi dhe kaloi Newcastle në epërsi në minutën 45+6, por po në shtesë Casemiro mbylli pjesën e parë me rezultatin 1-1. Ndeshja më pas ishte spektakolare, por Newcastle e shënoi golin e fitores vetëm në minutën e 90-të me autor Will Osula i cili kishte vetëm pesë minuta në fushë. Përballë dy mbrojtësve rivalë, Osula lëshoi një goditje me të majtën dhe trajektorja e bukur e topit bëri që të ndalej në fundin e rrjetës.

S.Dh/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 4 Mars, 21:56

    Mendoni se ndryshimet në Ekzekutiv do përmirësojnë qeverisjen e vendit?