Premier League zhvilloi të shtunë tetë nga ndeshjet e javës së 14-të. Java nisi me fitoren e Manchester City, me djemtë e Guardiolës që fituan 0-1 me Leicester. Në "King Power Stadium" vendosi goli i Kevin De Bruyne në minutën e 49 të ndeshjes. Goditja e dënimit ishte e kalibruar si duhet, me golin që befasoi edhe vetë Guardiolën. "Qytetarët" marrin vendin e parë në klasifikim me 29 pikë, duke pritur ndeshjen e Arsenal.

Chelsea humbi 4-1 me Brighton për javën e 14 në Premier League. Blutë e Londrës u surprizuan në transfertë nga ish-skuadra e trajnerit Graham Potter, që rezulton një surprizë e bukur këtë sezon në Angli. Djemtë e De Zerbit fituan me golat e Trossard dhe Gross, teksa Loftus-Cheek dhe Chalobah shënuan dy autogola në portën e Chelsea. Për Blutë, Havertz në të 48 ngushtoi përkohësisht shifrat. Për Chelsea 11 minuta luajti edhe Armando Broja, me trajnerin Potter që e hodhi në fushë nëminutën e 79 në vend të Pulisic. Pas kësaj jave, Chelsea me 21 pikë mban vendin e pestë, kundrejt vendit të shtatë të Brighton që ka 18 pikë.

Liverpool pëson humbjen e katërt sezonale. Djemtë e Klopp u mundën 1-2 në shtëpi nga Leeds United. Rodrigo zhbllokoi ndeshjen për miqtë në të 4 minutë, me Salah që barazoi 1-1 në minutën e 14-të. Goli i Summerville në të 89 minutë bëri që Leeds të dilte me tri pikë nga "Anfield Road".

Në ndeshjet e tjera, Tottenham fitoi në udhëtim 2-3 me Bournemouth. Për skuadrën e Contes shënuan Sessegnon, Davies dhe Bentancur në fundin e sfidës. Brentford barazoi 1-1 me Uolves, Crystal Palace fitoi 1-0 me Southampon, teksa Newcastle fitoi 4-0 me Aston Villa duke bërë që Emery të humbasë në debutim.

Rezultatet:

Renditja:

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 22:45
VIDEO/ Liverpool e bën dramë, Leeds fiton në 'Anfield'

Liverpool pëson humbjen e katërt sezonale. Djemtë e Klopp u mundën 1-2 në shtëpi nga Leeds United. Rodrigo zhbllokoi ndeshjen për miqtë në të 4 minutë, me Salah që barazoi 1-1 në minutën e 14-të. Goli i Summerville në të 89 minutë bëri që Leeds të dilte me tri pikë nga "Anfield Road".

 

Ora 17:59
VIDEO/ Chelsea disfatë në transfertë, Brighton 'merr hak' për largimin e Potter! Armando Broja luan 11 minuta, dy autogola

Chelsea humbi 4-1 me Brighton për javën e 14 në Premier League. Blutë e Londrës u surprizuan në transfertë nga ish-skuadra e trajnerit Graham Potter, që rezulton një surprizë e bukur këtë sezon në Angli. Djemtë e De Zerbit fituan me golat e Trossard dhe Gross, teksa Loftus-Cheek dhe Chalobah shënuan dy autogola në portën e Chelsea. Për Blutë, Havertz në të 48 ngushtoi përkohësisht shifrat. Për Chelsea 11 minuta luajti edhe Armando Broja, me trajnerin Potter që e hodhi në fushë nëminutën e 79 në vend të Pulisic. Pas kësaj jave, Chelsea me 21 pikë mban vendin e pestë, kundrejt vendit të shtatë të Brighton që ka 18 pikë.

Brighton 4-1 Chelsea (Trossard 5', Loftus-Cheek 14' (aut), Chalobah 43' (aut), Gross 90+2' / Havertz 48')

 

Ora 16:17
VIDEO/ Duart në kokë për një gol fantastik, Manchester City i falet De Bruyne

Premier League nisi me fitoren e Manchester City në transfertë, me djemtë e Guardiolës që fituan 0-1 me Leicester. Në "King Power Stadium" vendosi goli i Kevin De Bruyne në minutën e 49 të ndeshjes. Goditja e dënimit ishte e kalibruar si duhet, me golin që befasoi edhe vetë Guardiolën. "Qytetarët" marrin vendin e parë në klasifikim me 29 pikë, duke pritur ndeshjen e Arsenal.