Mesfushori i Barcelonës, Ilkay Gundogan sot feston ditëlindjen e 33-të dhe me këtë rast ka marrë një dhuratë shumë të veçantë nga ish-klubi i tij, Manchester City. Gundogan la një gjurmë të pashlyeshme te Manchester City dhe "Qytetarët" treguan mirënjohjen e tyre duke i dedikuar një nga terrenet e tyre stërvitore për nder të tij dhe quajtur "Ilkay Gundogan".

Përveç kësaj, në afërsi të terrenit stërvitor të City-t, klubi zbuloi një mozaik që përkujton momentin nga sezoni 2021/22, në të cilin ishte goli i Gundogan kundër Aston Villa që i dhuroi klubit titullin e Premier League. Presidenti i klubit Khaldoon Al Mubarak uroi gjithashtu Gundogan.

"Në emër të Sheikh Mansour dhe në emër të të gjithëve që janë të lidhur me Manchester City-n, jam i nderuar të zbuloj një mozaik për të nderuar të gjitha arritjet tuaja gjatë kohës suaj si anëtar i familjes sonë", thuhet mes të tjerash në urim.