Premier League në Angli ka parë 90 minuta të luftuara në "Emirates Stadium". Arsenal humbi 1-3 me Manchester City-n për ndeshjen e prapambetur për javën e 12-të, me "Qytetarët" që marrin kreun e Premier League-s. Për të 11 ndeshje radhazi, Arsenal nuk e mund dot City-n dhe humbet vendin e parë që e mbante prej javësh, teksa ka një ndeshje më pak.
Dueli u hap nga De Bruyne në minutën e 24 për City-n, teksa Saka me penallti në të 42 minutë barazoi ndeshjen. Në 45 minutat e dyta, City gjeti dy gola të tjerë. Grealish në të 72 minutë ktheu në gol asistin e Gundogan, teksa Haaland u kujdes që në të 82 minutë të dërgonte të tijtë te tri pikët e sigurta.
Pas 23 ndeshjeve të luajtura, City me 51 pikë mban vendin e parë në Premier League, teksa Arsenal me 22 ndeshje ka po 51 pikë, duke bashkëndarë vendin me "Qytetarët", por me golavarazh më të dobët.