Premier League është në javën e 16-të, duke zhvilluar disa nga duelet. Duelet e këtij raundi nisën me surpriza, teksa Manchester City u mposht 1-2 në shtëpi nga Brentford. Në ndeshjet e tjera, Liverpool bëri detyrën duke fituar 3-1 me Southampton, Everton humbi në transfertë 3-0 me Bournemouth, Nottingham mundi Palace 1-0, teksa Tottenham fitoi mes dramës dhe përmbysjes 4-3 me Leeds United. Leicester fitoi 0-2 me West Ham. Chelsea humbi 1-0 me Newcastle në transfertë. Arsenal fitoi 0-2 në udhëtim me Wolves duke u shkëputur +5 në krye.
Në "Etihad Stadium", skuadra e Guardiolës humbi 1-2 nga Brentford. Manchester City nuk ia doli të marrë pikë në shtëpi, duke pësuar humbjen e dytë sezonale. Pas asaj me Liverpool, Qytetarët e pësojnë edhe nga skuadra e Strakoshës, me gardianin e Shqipërisë që vijon të jetë i dëmtuar dhe nuk ishte i gatshëm për ekipin. Dueli nisi me golin e Toney për miqtë në minutën e 16-të, teksa në fundin e pjesës së parë Foden barazoi për 1-1. Pjesa e dytë ka qenë e luftuar për dy skuadrat, me golin e fitores për Brentford që u shënua sërish nga Toney në minutën e 90+8. Pas 100 minutave lojë me shumë emocione, Brentford ia doli që të marrë tri pikë me vlerë në transfertë, duke u ngjitur në vendin e 10 në renditje me 19 pikë. Manchester City qëndron në vendin e dytë me 32 pikë, dy më pak se Arsenal kryesues që ka një ndeshje më pak.
Në "Anfield Road" për javën e 16-të Liverpool fitoi 3-1 me Southampton, duke qenë më pranë zonës europiane. Të katër golat e ndeshjes u shënuan në pjesën e parë. Firminho në minutën e 6-të, Nunez në të 21 dhe të 42 zhvlerësuan golin e Adams në të 9 minutë. Me 22 pikë Liverpool merr vendin e gjashtë, një pikë më pak se United që renditet një pozicion më sipër. Southampton nuk gjen qetësi edhe me trajnerin e ri Jones, duke qenë në vendin e parafundit me 12 pikë.
Në Londër Tottenham fitoi 4-3 me Leeds United. Dramatike ndeshja për skuadrën e Contes, që përmbysi rezultatin në fundin e takimit. Summervile në minutën e 10 kaloi miqtë në avantazh, teksa Kane në të 25 barazoi rezultatin. Në të 43 minutë Rodrigo dërgoi skuadrat në dhomat e zhveshjes me rezultatin 1-2. Davies në të 51 minutë barazoi sfidën, para se Rodrigo me dopietë të shënonte për Leeds. Në të 81 minutë Bentancur barazoi për 3-3, teksa sërish uruguajani në të 83 minutë shënoi për 4-3, duke mbajtur Tottenham në vendin e tretë me 29 pikë. Leeds me 15 pikë në vendin e 14-të.
Në "St. James Park" Newcastle befasoi Chelsean duke fituar 1-0. Goli i Willock në në minutën e 67 vendosi ndeshjen. Pesë fitore radhazi për "Qymyrzinjtë", që pozicionohen në vendin e tretë të Premier League pas javës së 16-të. Supergol nga vendasit, që tanimë janë një realitet në futbollin anglez. Në këtë sfidë për Chelsea luajti titullar Armando Broja, duke qenë për 73 minutë në fushë pa mundur të gjejë rrugën e rrjetës. Blutë e Potter me 21 pikë mbajnë vendin e tetë.
Arsenal fitoi 0-2 me Wolves për javën e 16 në Premier League. Të besuarit e Artetas marrin tri pikë me vlerë duke u shkëputur me +5 nga Manchester City ndjekës. Në këtë duel Granit Xhaka luajti 15 minuta, duke dalë nga loja pas probemeve me stomakun. Sfida do vendosej në pjesën e dytë nga dopieta e Odegaard në minutat 55 dhe 75. Arsenal mban kreun e Premier League me 37 pikë, ndërsa Wolves me 10 vetëm pikë qëndron në vendin e fundit të klasifikimit.
Rezultatet:
Manchester City 1-2 Brentford (Foden 54+1' / Toney 16' , 90+8' )
16:00
Bournemouth 3-0 Everton
Liverpool 3-1 Southampton
Nottingham 1-0 Crystal Palace
Tottenham 4-3 Leeds
West Ham 0-2 Leicester
18:30
Newcastle 0-1 Chelsea
20:45
Wolves 0-2 Arsenal
Renditja: