VIDEO/ Manchester City s'e llogarit Villa-n, -3 nga Arsenali kryesues

VIDEO/ Manchester City s'e llogarit Villa-n, -3 nga Arsenali kryesues

Goli i Gundogan

Manchester City fitoi 3-1 me Aston Villa-n për javën e 23 në Premier League. Dueli i "Etihad Stadium" foli për vendasit e Guardiolës, teksa kaluan në avantazh pas vetëm katër minutash me Rodrin pas asistit të Mahrez. Në minutën e 39 ishte Gundogan që dërgoi në rrjetë pasimin final të Haaland. Në fundin e pjesës së parë dhe konkretisht në 45+1, Mahrez ktheu në gol penalltinë. Në pjesën e dytë, Watkins ('61) shkurtoi për 3-1. Manchester City me 48 pikë qëndron në vendin e dytë, tre pikë më pak dhe një ndeshje më shumë se Arsenali kryesues. Aston Villa me 28 pikë mban vendin e 11-të.


Lajmi kryesor:

VIDEO/ Manchester United dhe City bëjnë detyrën, presion Arsenalit për kreun e Premier League


S.DH/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

21 janari, 'CRIME STORY' publikon për herë të parë dokumentet e hetimit të panjohur! Sonte në 22:00 në Report Tv

21 janari, 'CRIME STORY' publikon për herë të parë dokumentet e hetimit të panjohur! Sonte në 22:00 në Report Tv