Manchester City fitoi 4-0 me Chelsea në raundin e 1/32 të FA Cup në Angli. Djemtë e Guardiolës nuk e vendosën asnjëherë në diskutim duelin, teksa shënuan tre herë në pjesën e parë. Fillimisht Mahrez me një kryevepër në minutën e 23 zhbllokoi ndeshjen, ndërsa Alvarez në minutën e 30 nuk gaboi nga pika e bardhë. Foden mbylli llogaritë në të 38 minutë për rezultatin 3-0, me pjesën e parë që foli për "Qytetarët".
Megjithë ndërrimet e kryera, Chelsea nuk doli në lojën e vet. Në minutën e 85 të ndeshjes, Mahrez mbylli llogaritë me golin e katërt të sfidës dhe dopietën personale. Tanimë Manchester City kalon në fazën tjetër të FA Cup, teksa pret në 1/16 fituesin e Oxford United - Arsenal.