Premier League në Angli është në javën e 22-të. Në Londër, Tottenham fitoi 1-0 me Manchester City-n. Harry Kane në minutën e 15-të të ndeshjes shënoi golin me vlerën e tri pikëve, kjo pas asistit të Hojbjerg.
Loja e Qytetarëve ka bërë nervoz edhe Guardiolën, me trajnerin që është parë i nervozuar. Megjithë sulmet e Cityt, Tottenham ia doli që të mbrojë golin. Harry Kanë futet në historinë e Tottenham, duke shënuar 200 gola në Premier League me fanellën e Spurs dhe 267 gola në total.
Më mirë se Kane në Premier League kanë bërë Alan Shearer (260) dhe Wayne Rooney (208). Me 45 pikë, Manchester City mban vendin e dytë, pesë pikë më pak se kryesuesit e Arsenalit që humbën dje kundër Everton. Tottenham me 39 pikë shkon në vendin e pestë.