Manchester United fitoi 1-0 me Ëest Ham në javën e 14 në Premier League. Në "Old Trafford" vendosi goli i Rashford, me Djajtë e Kuq që tanimë renditen në vendin e pestë në klasifikim duke lënë pas Chelsea.
Ndeshja në Manchester nisi me dëshirën e vendasve për tri pikë. Do duhej asisti i Eriksen dhe realizimi perfekt me kokë i Rashford në minutën e 38 të ndeshjes, që United të dilte me pikët e plota. Ten Hag shijon fitoren e shtatë në krye të United, teksa Manchester është vetëm tetë pikë pas vendit të parë që mbahet nga Arsenal.
Lajmi kryesor:
VIDEO/ Arsenal shumë i fortë për Nottingham, londinezët rikthehen të kryesojnë! Manchester United i falet një goli








