Si rrallë kush mund ta imagjinonte, presidenti i Francës Emmanuel Macron është angazhuar sërish për të bërë të mundur që një prej lojtarëve më të mirë të futbollit në ligën franceze, të mos largohet nga PSG.
Macron ka organizuar një darkë ku ka ftuar futbollistin Kylian Mbappe dhe presidenti i PSG, Nasser Al Khelafi dhe Emirin e Katarit.
Mbappe ka mbërritur në pallatin Elysee ku zakonisht rezervohen pritje për zyrtarë shtetërorë.
Siç raportohet, PSG nuk do të përpiqet t’i ofrojë sulmuesit francez një kontratë të re.
Lojtari duket se ka tashmë planet tjera dhe vështirë se mund të bindet nga treshja që të qëndrojë në Paris.
25 vjeçari tashmë ka vendosur se dëshiron të luajë vetëm për Real Madridin dhe raportohet se tashmë ka nënshkruar marrëveshjen me Los Blancos.
Por, Macron, Al Khelaifi dhe Emiri i Katarit do të bëjnë çmos që t’i ndryshojnë mendjen Mbappes që të rinovojë kontratën me PSG-në e cila i skadon në 30 qershor të këtij viti dhe mund të largohet i lirë nëse sonte nuk ndodh ndonjë ‘mrekulli’.
???????? Kylian Mbappé arrives to meet with Emmanuel Macron, Nasser Al Khelaifi and Emir of Qatar.
— Fabrizio Romano (@FabrizioRomano) February 27, 2024
❗️ As reported, PSG will not try to offer Mbappé a new contract — not even topic of this meeting.
Mbappé, only negotiating with Real Madrid.
???? @danigilopezpic.twitter.com/uCo8IePf2N