SHKODËR - A1 Report ka mundur të mësojë se 31-vjeçarja Gjoana Hila, e cila ka pranuar bashkëautorësinë për vrasjen e gjyshes së saj, në Zgjedhjet vendore të 2013 ka garuar për deputete nën siglën e Aleancës Demokristiane të Zef Bushatit.

Siç shikohet në këtë faks email të KQZ Gjoana Hila është e rënditur e 11-a në listën shumë emërore të kësaj force politike.
Ndërkohë A1 Report posedon edhe një video regjistruar në kohën e fushatës elektorale ku Gjoana Hila merr pjesë në një aktivitet të Partisë Aleanca Demokristiane në periudhën e fushatës elektorale.
32-vjeçarja pranon vrasjen:I dashuri im e mbyti me jastëk
“E vramë ne gjyshen në Shkodër. I dashuri im e mbyti me jastëk. Ajo na zbuloi kur po vidhnim bizhuteritë”. Ky është rrëfimi tronditës para hetuesve i 32-vjeçares Gjoana Hila, mbesa e të moshuarës Angje Hila, që u gjet e vrarë në banesën e saj në Shkodër.
Ngjarja e vrasjes së 82-vjeçares dy muaj më parë ka zhvillime të papritura: Mbesa e saj 32-vjeçare ka rrëfyer para hetuesve të çështjes së vdekja e të moshuarës nuk ka qenë natyrale si është raportuar në polici.
Ajo ka pohuar se i dashuri i saj 27-vjeçar Erando Qatipi, është personi që e ka mbytur me jastëk të moshuarën, pasi kjo e fundit i zbuloi teksa vodhën disa bizhuteri floriri mes të cilave dy unaza, një orë dhe një shumë të hollash.
Ndërkohë i dashuri i saj para grupit hetimor ka mohuar të jetë autor i krimit ndodhur mesditën e 25 shkurtit të këtij viti në banesën e 82-vjeçares Angje Hila në lagjen Gjuhadol të Shkodrës.
A1 Report ka mundur të sigurojë foto të autorëve të këtij krimi makabër, ndërsa fotot e të rinjve të marra në rrjetet sociale pasqyrojnë një realitet të paqtë të të rinjve, të cilët prej vitesh jetonin në kryeqytet.

LAJMET MË TË VLERËSUARA
VIDEO