Rey Manaj ka bërë që shumë tifozë të dashurohen pas lojës së tij. Me 18 gola këtë sezon në elitën e Turqisë me fanellën e Sivasspor, Manaj po kthehet në liderin e ekipit, jo vetëm në fushë.
Në tribuna një grup tifozësh me flamurin kuqezi kanë nisur në kor një këngë në nder të lushnjarit. "Të duam Rey Manaj", këto ishin fjalët e tifozëve, që duhet thënë se kanë punë për të mësuar sesi është ana e duhur e "Shqiponjës" në flamurin shqiptar.
Manaj ia ka dalë të shënojë 14 gola në kampionat, aq sa ka edhe Icardi, ndërsa katër të tjerë i ka shënuar në Kupë. 27-vjeçari është lojtari më në formë i Kombëtares, teksa pret një ftesë nga trajneri Sylvinho për në Euro 2024.
I love Rey Manaj. Rey Manaj - Sivasspor, Turkey pic.twitter.com/TfSFzfhqUN
— News video (@Newsvideo13) February 29, 2024
po flamuri me kok poshte nuke besoje rastesi
Përgjigju