"Mbreti i futbollit", Pele është përcjellë nga mijëra tifozë për në banesën e fundit. Në 29 dhjetor 2022 legjenda e futbollit ndërroi jetë në spitalin "Albert Einstein" në Sao Paolo, teksa për të dytën ditë në stadiumin "Urbano Caldeira" mijëra tifozë i dhanë lamtumirën legjendës së futbollit që fitoi tre herë Kupën e Botës me Brazilin.
Sipas klubit të Santos, mbi 150 mijë tifozë bënë homazhe për Pele, duke qenë pranë arkmortit me trupin e pajetë të 82-vjeçarit. Në orën 14:00 (me atë shqptare), Pele ka bërë udhëtimin e fundit mbi një zjarrfikëse (mbuluar me flamurin e Brazilit), në mënyrë që tifozët e shumtë që ndiqnin me lule makinën, të kishin mundësi të përshëndeteshin për herë të fundit me Pele.
Mijëra tifozë u vendosën krah rrugës, duke shoqëruar legjendën e futbollit për në banesën e fundit. Rrugët e Sao Paolos u pushtuan nga mjete dhe tifozë të shumtë, të cilët paralizuan trafikun, ndërsa forca të shumta sigurie u kujdesën që situata të normalizohej.
Mëngjesin e së martës në stadium për funeralin e Pele ishte edhe presidenti i Brazilit, Lula da Silva. Edson Arantes do Nascimento, i njohur si Pele konsiderohet gjerësisht si një nga lojtarët më të mëdhenj në histori dhe Brazili mbajti tre ditë zie kombëtare pas vdekjes së tij.
S.Dh/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
31 Mars, 11:25
A besoni se Drejtori i ri Policisë, Hita do luftojë krimin dhe korrupsionin?
-
Po
54.4%
-
Jo
34.6%
-
Nuk kam mendim
11%
Vota total: 3740
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
MotoGP/ Përmbytet pista në Goiania të Brazilit, në rrezik gara e dytë e sezonit
18 Mars, 14:07
-
Miqësoret e marsit, Carlo Ancelotti e lë Neymarin sërish jashtë listës së Brazilit
17 Mars, 13:48
-
Donald Trump pret Messin dhe Inter Miamin në Shtëpinë e Bardhë, flet edhe për luftën në Iran: Ti me Ronaldon jeni të shkëlqyer, mund të jesh më i mirë se Pelé
6 Mars, 09:50
-
Çudira nga Brazili/ Flamengo fitoi me tetë gola, klubi shkarkon trajnerin Filipe Luis pas ndeshjes
3 Mars, 10:52
-
‘Milano Cortina’/ Përfundojnë Lojërat Olimpike Dimërore 2026, Norvegjia në majën e botës me medalje të arta! Shqipëria u përfaqësua me katër skiatorë
22 Shkurt, 21:42
-
Presidenti i Brazilit takon Ancelottin: Pasi të fitosh Botërorin eja drejto Corinthinasin tim
27 Janar, 13:51
-
I ati në burg për përdhunimin e vajzës shqiptare, Interi ofron 22 mln euro për Robinho Junior
9 Janar, 12:46
-
Neymar rinovon me Santos, kërkon Kupën e Botës: Kjo është shtëpia ime, këtu realizoj ëndrrat
7 Janar, 12:04
-
Rio de Janeiro hyn në Guinness për festimet më të mëdha të Vitit të Ri
3 Janar, 12:18
-
Frikë për Roberto Carlos, komplikacione pas operimit në zemër! Legjenda e futbollit në monitorim
31 Dhjetor 2025, 14:14
-
Milani tentoi Hugo Souzën, oferta u refuzua nga Corinthians dhe portieri brazilian
26 Dhjetor 2025, 15:46
-
Sylvinho tregon Kombëtaren në Brazil: Kam ekip me cilësi, goglat kanë qenë 'kokëforta' me ne
26 Dhjetor 2025, 13:19