VIDEO/ Milan fiton me skuadrën e Berlusconit, 5 gola vendosin ndeshjen në 'San Siro'

VIDEO/ Milan fiton me skuadrën e Berlusconit, 5 gola vendosin ndeshjen në 'San Siro'

Festa e Milan

Milan fitoi sot 4-1 me Monza për javën e 11 në Serie A. Dopieta e Diaz në minutat 16 dhe 41 i dha hov kuqezinjve, që do shënonin edhe në pjesën e dytë me Origin dhe Leao. Goli i F. Ranocchia te miqtë në fund rezultoi sa për statistikë. Ky ishte një duel i veçantë, pasi pronar te Monza është ish-presidenti i Milan, Silvio Berlusconi dhe drejtor Adriano Galliani, dy nga figurat që e kanë bërë Milanin të trofeshëm në Europë.

Kjo është fitorja e katërt radhazi për kuqezinjtë, që barazojnë përkohësisht Napolin në krye të Serie A me 26 pikë. Napoletanët luajnë nesër me Romën, teksa kërkojnë të mbajnë distancën me skuadrën e Piolit. Nga ana tjetër Monza merr humbjen e dytë radhazi dhe me 10 pikë mban vendin e 14 në klasifikim. Ndeshjen e ardhshme Milan luan me Torinon në transfertë dhe Monza me Bologna në shtëpi.

 


Lajmi kryesor:

VIDEO/ Milan fiton me skuadrën e Berlusconit, Inter tri pikë për 'infarkt' mes shtatë golash


S.Dh/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Bruksel/ Në pritje të nisjes së Samitit, Rama takohet me Komisioneren e BE-së për Fqinjësinë dhe Negociatat për Zgjerimin, Marta Kos

Bruksel/ Në pritje të nisjes së Samitit, Rama takohet me Komisioneren e BE-së për Fqinjësinë dhe Negociatat për Zgjerimin, Marta Kos