Në stadiumin "Pierluigi Penzo" vendasit e Venezias u mposhtën 0-2 nga Milani. Kuqezinjtë sigurojnë tri pikë shumë të rëndësishme që i mbajnë me shpresë për një vend në garat evropiane. Dueli u zhbllokua pas vetëm pesë minutave lojë me autor të golit Cristian Pulisic. Amerikani përfitoi nga asisti i Fofana dhe e ndali sferën në rrjetë. Edhe pse shënoi herët, Milani nuk e pati të lehtë të shënonte golin e qetësisë, i cili erdhi vetëm në fundin e lojës (90+6') me autor Gimenez. Me 54 pikë Milan mban vendin e nëntë, pesë pikë më pak se zona evropiane.

S.Dh/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 25 Prill, 21:24

    A duhet që seancat në GJKKO të transmetohen live për publikun?