Në "San Siro" Milani fitoi 3-2 me përmbysje kundër Parmës, duke ia dalë të marrë tri pikët vetëm në shtesë, teksa kuqezinjtë kanë bërë 'me zemër' tifozët e tyre. Ishin miqtë nga Parma që kaluan në avantazh me golin e Cancellierit në minutën e 24-t, ndërsa barazoi Pulisic me penallti brenda pjesës së parë. Në minutën e 80-të Del Prato heshti "San Siron" me golin e dytë për Parmën, teksa kur u duk se kuqezinjtë ishin "fikur" atëherë erdhi edhe përmbysja e madhe. Reijnders në shtesën e dytë dhe Chukueze në shtesën e pestë shënuan dy gola me peshë që sollën tri pikët e radhës. Në fund të ndeshjes trajneri i Milanit Conceiçao dhe kapiteni i kuqezinjve, Calabria, u përplasën mes tyre në fushë, aq sa u desh që të ndërhynin kolegët e tyre që përplasja mos ishte fizike. Milani me 34 pikë merr pozitën e gjashtë, tre pikë pas Juventusit.