Borussia Dortmund është finalisti i parë i Champions League për sezonin 2023-24, ndeshje e cila do luhet më 1 qershor në Uembley të Londrës.
Gjermanët fituan po 0-1 kundër PSG-së në gjysmëfinalen e kthimit në “Parkun e Princave” në Paris, rezultat i njëjtë me duelin e një jave më parë. Me rezultatin e përgjithshëm 2-0 Dortmundi eliminon PSG-në dhe kthehet pas 11 vitesh në finalen e Champions League.
Dueli i mbrëmjes së sotme u vendos nga Matts Hummels në minutën e 50-të. Krosimi i Brandt nga këndi u shfrytëzua mirë nga mbrojtësi, që me kokë mposhti Donnarumman.

PSG u përpoq të reagonte dhe goditi katër herë shtyllën, por pa mundur të gjente rrjetën. Në fund të 190 minutave Dortmundi merr biletën e parë të finales dhe pret ndeshjen e nesërme mes Real Madrid - Bayer Munich (2-2) për të mësuar rivalët.
Nuk përjashtohet mundësia që pas 11 vitesh të përsëritet finalja e 2013 mes Dortmund dhe Bayern Munich, fituar nga bavarezët. Kujtojmë se Dortmund e ka fituar Champions League në vitin 1997.
K.M/S.Dh/Shqiptarja.com
Komente

