TIRANË- Flavio Briatore, një nga biznesmenët e njohur italian ka vizituar Shqipërinë dhe është takuar me kryeministrin Edi Rama. Në videon e publikuar prej tij, Briatore vë theksin se  Shqipëria po bëhet një vend shumë modern.

“Shqipëria po bëhet një vend shumë modern”, dëgjohet të thotë Briatore.

Flavio Briatore është ish-pronari i skuadrës Renault në kampionatin e garave Formula 1. I bërë i famshëm nga zbulimi i Michael Shumacherit, me të cilin fitoi dy kampionate të Formula 1 me Benneton, prej vitesh ai është i njohur për brandet botërore turistike si Billionaire, Tëiga, Cipriani, Crazy Pizza, emra që mbledhin pasanikët e të gjithë botës nga Montecarlo në Sardegna, nga Kenia në Katar, Londër, Paris e Riad, Flavio Briatore është edhe një personazh mjaft i famshëm televiziv dhe në rrjetet sociale.