Ndërsa qindra qytetarë, mbështetës dhe simpatizantë të PD-së ishin mbledhur në protestën e organizuar nga kjo forcë politike, njëri prej tyre i cili ka marrë edhe fjalën ka deklaruar se do të votonte për Edi Ramën.
 
Një lapsus ky që e barë zotërinë në fjalë që të kërkojë ndjesë 2-3 herë para protestuesve që ngelën të heshtur nga deklarimi i papritur.
 “Do votoj për Edi Ramën’’, kjo ka qenë lapsusi  e një qytetari në Vlorë, i cili pasi foli kundër qeverisjes së Ramës tha pa dashje se do e votonte atë.
 
Pas gafës, që u kuptua menjëherë nga ai vetë dhe të pranishmit, folësi ka kërkuar ndjesë disa herë.
 

“Përshëndetje të gjithëve, më quajnë Flamur Jasini, jam nga Ura e Mifolit kam ardhur të tregoj historitë e mbytjet e fshatit tim edhe gjithë zonës që ka vërdallë. Duke ditur se mua si Flamur Jasini më ka ardhur te shtëpia Edi Rama, i ka veshur çizmet deri këtu dhe më ka shkelur atë shtëpi dhe më ka thënë 500 fjalë të bukura dhe unë një jetë të tërë do jem me Edi Ramën. Më falni, më falni për 100 mijë herë e bëra gabimin, do më falni 100 mijë herë, për Lulzim Bashën!”, ka pohuar qytetari që e kuptoi menjëherë gafën dhe pas kësaj është detyruar disa herë tu kërkojë falje protestuesve që ishin mbledhur në sheshin “Pavarësia” të qytetit të Vlorës.”- tha simpatizanti i PD.
 
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)