Serie A e futbollit në Itali zhvilloi të shtunën tre nga ndeshjet e raundit të 29-të. Interi u ndal 1-1 nga Atalanta, Napoli përmbysi 2-1 Leccen, ndërsa Juventusi fitoi 0-1 në fushën e Udineses.
Në stadiumin 'Friuli', vendasit e Udineses u përpoqën të merrnin një pikë kundër Juventusit, por goli i Jeremie Boga në minutën e 38-të të sfidës i dha suksesin e plotë miqve nga Torino. Protagonist u bë turku Kenan Yildiz i cili asistoi për Boga, me këtë të fundit që nuk e pati të vështirë të tundte rrjetën. 'Zonjës së Vjetër' iu anulua edhe një gol i Conceiçaos nga sistemi VAR për pozicionin jashtë loje. Më i miri i ndeshjes u shpall Kenan Yildiz, ndërsa trajneri Spalletti nuk e preferoi asnjë minutë Edon Zhegrovën, duke e lënë në stol.
Me këtë fitore Juvja ngjitet përkohësisht në vendin e katërt me 53 pikë, dy më shumë se Como që ka një ndeshje më pak. Udinese me 36 pikë mbetet në pozitën e 11-të.
Këtë të diel Serie A ka në program pesë takime. Spikat Como - Roma në orën 18:00 dhe Lazio - Milan në orën 20:45.
S.Dh/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
14 Mars, 23:51
18 vite nga Gërdeci, a besoni se do ndëshkohen përgjegjësit e vërtetë?
-
Po
16.7%
-
Jo
75.6%
-
Jam i/e dyzuar
7.7%
Vota total: 558
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
GOLAT/ Berat Gjimshiti 90 minuta në fushë, Atalanta ndal 1-1 Interin në ‘San Siro’! Chivu ndëshkohet me karton të kuq
14 Mars, 17:58
-
Maignan premton besnikëri ndaj Milanit: Do të jem përjetësisht milanist
14 Mars, 14:30
-
Ra nga një lartësi prej 8 metrash, ndërron jetë 20-vjeçarja shqiptare në Itali
13 Mars, 19:17
-
Financial Times: Roma dhe Parisi zhvilluan bisedime sekrete me Iranin për ‘Hormuzin’, Qeveria italiane: Pretendime të pavërteta, asnjë kontakt me Teheranin
13 Mars, 17:18
-
Rumunia zhduket në mënyrë të mistershme në Itali, dyshimet bien mbi shqiptarin! Dëshmia e shoqes së 21-vjeçares: Donte të punonim për të
13 Mars, 15:15
-
Kriza pas luftës në Iran, Italia do përdorë gati 10 milionë fuçi naftë nga rezervat e emergjencës
12 Mars, 20:01
-
Propozimi i rinovimit të kontratës është mbi tryezë, Juventusi i tregon datën dhe pagën e re trajnerit Spalletti
12 Mars, 15:02
-
Kërkohej në Itali për vjedhje, arrestohet në Portin e Durrësit 42-vjeçari me 5 identitete të ndryshme
12 Mars, 13:54
-
'Tundohet' Juventusi, kërkon të nënshkruajë me 37-vjeçarin Lewandowski! Nisin kontaktet
12 Mars, 13:18
-
Nga lufta e Kosovës në Serie A, rrëfehet Ylber Ramadani: Ndihmoja babanë në punë, s'më linte të luaja futboll! Lecce është shtëpia ime (VIDEO)
12 Mars, 12:36
-
Prej disa muajsh në betejë me kancerin, ndërron jetë në moshën 76-vjeçare moderatorja e njohur italiane, Enrica Bonaccorti
12 Mars, 11:19
-
Pakti mes Shqipërisë dhe Italisë për emigrantët, Gjykata e Apelit të Romës ngre dyshime mbi ligjshmërinë e marrëveshjes: Bie ndesh me normat për Azilin
11 Mars, 23:33