Ajo është shquar gjithnjë për ekstravagancat e saj dhe intervista e fundit në të cilën ishte pjesë dëshmon  diçka të tillë.

Modelja Cara Delevingne ka qenë e ftuar në emisionin “Good Day Sacramento” por duket se modelja ka qenë mjaft përgjumësh.

Përgjigjet e saj kanë qenë mjaft të shkurtra dhe të çuditshme aq sa prezantuesit e kanë këshilluar modelen të marrë një sy gjumë ose të konsumojë ndonjë pije energjike.

Delevingne ka eksperimentuar edhe si aktore gjatë kësaj kohe.

Ajo ka qenë e ftuar në këtë emision për të promovuar prodhimin kinematografik “Paper Towns”.


cara