VIDEO/ Momenti kur lideri i Hamasit merr lajmin se tre djemtë iu vranë nga sulmi izraelit

Lideri politik i Hamasit, Ismail Haniyeh, ka pohuar dje se tre nga djemtë dhe katër nipërit e tij janë vrarë nga një sulm ajror në Gaza.

Ndërsa janë publikuar edhe pamje nga momenti kur lideri ai mori lajmin se djemtë iu vranë nga një sulm ajror izraelit në Gaza. Mediat e lidhura me Hamasin thanë se makina me të cilën po udhëtonin djemtë e tij u godit në kampin Al-Shati pranë qytetit të Gazës.

Haniyeh tha se incidenti nuk do të ndryshonte kërkesat e Hamasit në bisedimet që synojnë arritjen e një marrëveshjeje armëpushimi. Forcat e Mbrojtjes izraelite konfirmuan se vranë tre djemtë e Haniyeh - duke pretenduar se ata ishin terroristë.


Lajmi kryesor:

Lufta/ Burimet e inteligjencës amerikane: Sulmi i Iranit është i pashmangshëm! Biden siguron: Ne do ta mbrojmë Izraelin


M.Q./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Zgjedhjet parlamentare 2025, sipas jush si duhet të votojë diaspora?



×

Lajmi i fundit

Hovenier: Kosova të lëvizë përpara me Asociacionin! Serbia të përmbushë detyrimet e saj

Hovenier: Kosova të lëvizë përpara me Asociacionin! Serbia të përmbushë detyrimet e saj