VIDEO/ Monza 'shkërmoq' 4-2 Milanin, dramë për kuqezinjtë! 'Buzëqesh' Interi

VIDEO/ Monza 'shkërmoq' 4-2 Milanin, dramë për kuqezinjtë! 'Buzëqesh' Interi

Monza 4-2 Milan

Milani pësoi një "goditje poshtë brezit" dhe ra "K.O" në "Brianteo", aty ku Monza i mundi 4-2 në një ndeshje dramatike që u vendos në fundin e saj. I fituari i madh në përballjet e kësaj jave është Interi, që shkëputet në krye të Serie A. Në takimin përmbyllës për javën e 25-të në Serie A, Monza shënoi dy herë në pjesën e parë me Pessinan dhe Dany Mota, para se Milani të mbetej me dhjetë lojtarë pas daljes me të kuq të Jovic për sjellje antisportive.

Giroud dhe Pulisic ia dolën të barazojnë rezultatin dy minuta nga fundi, por Monza e kishte ruajtur spektaklin për në shtesë. Bondo me një supergol dhe Colombo i dërguan shifrat në 4-2. Monza me 33 pikë ngjitet në vendin e 11-të, teksa Milan me 52 pikë qëndron në vendin e tretë, pa mundur të kalojë Juventusin.


Lajmi kryesor:

GOLAT/ Monza 'tërbon' Milanin, e mposht 4-2! Roma harron Interin dhe fiton 0-3! Bologna përmbys 1-2 Lazion


S.DH/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    A mund të zhvillojë Shqipëria turizmin elitar?



×

Lajmi i fundit

Duhet të jeni të vendosur...çfarë thonë yjet për ju sot

Duhet të jeni të vendosur...çfarë thonë yjet për ju sot