GOLAT/ Monza 'tërbon' Milanin, e mposht 4-2! Roma harron Interin dhe fiton 0-3! Bologna përmbys 1-2 Lazion

Serie A e futbollit vijoi këtë të dielë me ndeshjet e javës së 25-të. Në 12:30 në "Olimpico" Lazio u përmbys 1-2 nga Bologna, me miqtë e Mottas që këtë sezon janë "Hirushja" e kampionatit. Në 18:00 Roma fitoi 0-3 në udhëtim me Frosinonen, teksa Monza bëri surprizën dhe mundi 4-2 Milanin.

Në "Olimpico" të Romës, Lazio vendase u mposht 1-2 nga Bologna në raundin e 25-të. Edhe pse kaluan të parët në avantazh, Lazio nuk mundi të ndalonte dot euforinë e miqve që këtë sezon kanë bërë mirë. Pas një gabimi në mesin e fushës, Immobile asistoi për Isaksen që kaloi në avantazh bardhekaltrit. Megjithatë, në fundin e pjesës së parë, në të 39 minutë Bologna barazoi me El Azzouri pas një gafe të portierit Provedel, që u vlerësua me notën më të dobët në këtë 90 minutësh. Goli i tri pikëve për Bolognan u shënua nga Zirkzee në të 78 minutë. Tanimë Bologna me 45 pikë barazon Atalantën dhe ndajnë vendet katër dhe pesë në klasifikim. Lazio me 37 pikë mban vendin e tetë.

Roma është rikthyer te suksesi pas humbjes ndaj Interit dhe këtë e ka bërë në "Benito Stripe" duke mundur 0-3 Frosinonen. Për javën e 25-të në Serie A, djemtë e De Rossit kaluan në epërsi me perlën e Huijsen në të 38 minutë. Në pjesën e dytë Azmoun dhe Paredes nga penalltia shënuan për 0-3. Me 41 pikë kryeqytetasit qëndrojnë në vendin e gjashtë.

Milani pësoi një "goditje poshtë brezit" dhe ra "K.O" në "Brianteo", aty ku Monza i mundi 4-2 në një ndeshje dramatike që u vendos në fundin e saj. I fituari i madh në përballjet e kësaj jave është Interi, që shkëputet në krye të Serie A. Në takimin përmbyllës për javën e 25-të në Serie A, Monza shënoi dy herë në pjesën e parë me Pessinan dhe Dany Mota, para se Milani të mbetej me dhjetë lojtarë pas daljes me të kuq të Jovic për sjellje antisportive.

Giroud dhe Pulisic ia dolën të barazojnë rezultatin dy minuta nga fundi, por Monza e kishte ruajtur spektaklin për në shtesë. Bondo me një supergol dhe Colombo i dërguan shifrat në 4-2. Monza me 33 pikë ngjitet në vendin e 11-të, teksa Milan me 52 pikë qëndron në vendin e tretë, pa mundur të kalojë Juventusin.

Serie A, java 25:

12:30 Lazio 1-2 Bologna

15:00 Empoli 1-1 Fiorentina

15:00 Udinese 1-1 Cagliari

18:00 Frosinone 0-3 Roma

20:45 Monza 4-2 Milan

Renditja:

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 23:00
VIDEO/ Monza 'shkërmoq' 4-2 Milanin, dramë për kuqezinjtë! 'Buzëqesh' Interi

Milani pësoi një "goditje poshtë brezit" dhe ra "K.O" në "Brianteo", aty ku Monza i mundi 4-2 në një ndeshje dramatike që u vendos në fundin e saj. I fituari i madh në përballjet e kësaj jave është Interi, që shkëputet në krye të Serie A. Në takimin përmbyllës për javën e 25-të në Serie A, Monza shënoi dy herë në pjesën e parë me Pessinan dhe Dany Mota, para se Milani të mbetej me dhjetë lojtarë pas daljes me të kuq të Jovic për sjellje antisportive.

Giroud dhe Pulisic ia dolën të barazojnë rezultatin dy minuta nga fundi, por Monza e kishte ruajtur spektaklin për në shtesë. Bondo me një supergol dhe Colombo i dërguan shifrat në 4-2. Monza me 33 pikë ngjitet në vendin e 11-të, teksa Milan me 52 pikë qëndron në vendin e tretë, pa mundur të kalojë Juventusin.

Ora 20:32
VIDEO/ Roma rikthehet te fitorja, mund 0-3 Frosinonen

Roma është rikthyer te suksesi pas humbjes ndaj Interit dhe këtë e ka bërë në "Benito Stripe" duke mundur 0-3 Frosinonen. Për javën e 25-të në Serie A, djemtë e De Rossit kaluan në epërsi me perlën e Huijsen në të 38 minutë. Në pjesën e dytë Azmoun dhe Paredes nga penalltia shënuan për 0-3. Me 41 pikë kryeqytetasit qëndrojnë në vendin e gjashtë.

Ora 15:25
VIDEO/ Bologna 'tërbon' Lazion në 'Olimpico', e përmbys 1-2 dhe sheh zonën Champions

Në "Olimpico" të Romës, Lazio vendase u mposht 1-2 nga Bologna në raundin e 25-të. Edhe pse kaluan të parët në avantazh, Lazio nuk mundi të ndalonte dot euforinë e miqve që këtë sezon kanë bërë mirë. Pas një gabimi në mesin e fushës, Immobile asistoi për Isaksen që kaloi në avantazh bardhekaltrit. Megjithatë, në fundin e pjesës së parë, në të 39 minutë Bologna barazoi me El Azzouri pas një gafe të portierit Provedel, që u vlerësua me notën më të dobët në këtë 90 minutësh. Goli i tri pikëve për Bolognan u shënua nga Zirkzee në të 78 minutë. Tanimë Bologna me 45 pikë barazon Atalantën dhe ndajnë vendet katër dhe pesë në klasifikim. Lazio me 37 pikë mban vendin e tetë.

S.Dh/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?

×

Lajmi i fundit

Si zgjidhen problemet me pronat, korrupsioni dhe digjitalizimi i Kadastrës, gjetjet dhe rekomandimet e ekspertëve në Komisionin Antikorrupsion