Newcastle fitoi 1-4 në transfertë me Evertonin për javën e 33-të në Premier League. Miqtë nuk i diskutuan tri pikët, teksa shënuan qysh në minutën e 28-të të takimit me Uilson. Veç katër golave, vëmendjen në këtë duel e mori Aleksandër Isak.
Sulmuesi suedez ‘vodhi’ gjithë vëmendjen e ndeshjes me një asistim në fundin e takimit. Isak e filloi lojën si zëvendësues duke prodhuar momentin më spektakolar të ndeshjes dhe me shumë mundësi të sezonit në tërësi.
Ai e mori topin nga mesi i fushës, duke kaluar thuajse të gjithë kundërshtarët që i dolën para dhe mbi vijën fundore asistoi për një nga aksionet më spektakolarë të këtij sezoni në futbollin anglez.