TURQI, Stamboll - Sulmuesi shqiptar, Ernest Muçi shënoi dy gola të rëndësishëm, duke ndihmuar Trabzonsporin të fitojë 3-4 në një përballje dramatike ndaj Istanbul Basaksehir në Superligën turke.
I futur nga stoli në minutën e 63-të, Muçi shënoi golin e tij të parë me fanellën e Trabzonspor në minutën e 77-të, duke i dhënë skuadrës avantazhin e përkohshëm 2-3.
Pas barazimit të vendasve në minutën e 91-të, Muçi u rikthye sërish për të vendosur fatin e ndeshjes. Në minutën e 11-të të kohës shtesë, ai realizoi një supergol nga jashtë zonës, duke i dhënë fitoren dramatike 3-4 Trabzonsporit. Nuk mungoi kartoni i verdhë për shkak të heqjes së fanellës.
Paçka se nuk ka marrë shumë minuta këtë sezon, Muçi me dy golat e fundit ka treguar se nuk i ka humbur nuhatja e golit, ndaj pritet që trajneri i Trabzonsport t'i japë më shumë minuta.
Sulmuesi i Kombëtares luan këtë sezon si i huazuar nga Besiktasi në Trabzon.
Komente










Bravo bravo me shum gjakftotesi dhe qetsi te tidh duhen lojtaret por te shikoj dhe Silvinjua sec ben ky djal bravo
PërgjigjuEpo duhet ti hapi syte ai qorri qe drejton kombetaren sepse ka disa ndeshje qe e le pa thirrur kete talent te futbollit shqiptar. Hapi syte o silvnjo qorri
Përgjigju