VIDEO/ Mundën Belgjikën në Botëror, tifozët e Marokut 'djegin' Brukselin! Policia përdor mjetet e ujit, i vihet zjarri makinave

VIDEO/ Mundën Belgjikën në Botëror, tifozët e Marokut 'djegin' Brukselin! Policia përdor mjetet e ujit, i vihet zjarri makinave

Tifozët e Marokut shkaktojnë trazira në Bruksel

Maroku fitoi 0-2 me Belgjikën në grupin F të Kupës së Botës. Pas ndeshjes tifozët e Marokut që jetojnë në Bruksel kanë dalë në kryeqytetin belg për të festuar. Situata ka dalë nga kontrolli, me marokenët që "të dehur" nga suksesi kanë djegur mjetet elektrike, duke i vënë zjarrin edhe makinave teksa kanë përmbysur disa prej tyre. Është dashur ndërhyrja e policisë dhe zjarrfikësve që situata të qetësohej. Nuk raportohet për dëme në njerëz. 

Disa dhjetëra tifozë të rinj marokenë sulmuan rrugët e qendrës së Brukselit dhe zonën ngjitur me stacionin Midi, duke shkatërruar sinjalistikën e rrugës dhe duke u vënë flakën makinave dhe skuterave elektrike. Rreth njëqind policë si edhe kamiona dhe topa uji ndërhynë në vend. Bulevardi Anspach dhe rruga kryesore në qendër të Brukselit u mbyllën, me policinë që bëri apel për të shmangur zonën. Për arsye sigurie, stacionet e metrosë Beekkant, Sainte-Catherine, De Brouckére dhe Gare Centrale janë mbyllur përkohësisht.

“I dënoj fuqishëm incidentet e kësaj pasdite. Policia ka ndërhyrë tashmë me vendosmëri. Unë i këshilloj njerëzit të mos vijnë në qendër të qytetit”, komentoi në kanalet e komunikimit kryetari i bashkisë së Brukselit, Philippe Close. “Policia po përdor të gjitha mjetet e saj për të ruajtur rendin publik. I dhashë urdhër që të vijojnë me arrestimet administrative të përgjegjësve të përplasjeve”. Zëdhënësja e policisë Ilse Van de Keere raportoi se policia "dënon" luftën urbane që ka shpërthyer në rrugët e qytetit. Trazirat, shpjegoi ajo, filluan edhe para përfundimit të ndeshjes, kur “dhjetëra persona, disa prej të cilëve me kapuç, tentuan të përballen me policinë, duke rrezikuar sigurinë publike” dhe për këto arsye “ne vendosëm të procedojmë me një operacion”.

 “Kishte përdorim të materialit piroteknik, përdorim të shkopinjve, zjarre në vende publike, në veçanti të një kontejneri në kryqëzimin e bulevardit Lemonnier dhe rue de Ëoeringen”, shtoi zëdhënësja. “Ne gjithashtu shprehim keqardhje për shkatërrimin e një semafori dhe rrethimin e një automjeti me një pasagjer në Bulevardin Lemonnier”, tha Van de Keere.


Lajmi kryesor:

KATAR 2022/ Maroku është befasia e radhës në Kupën e Botës, afrikanët fitojnë me Belgjikën falë 2 supergolave dhe marrin kreun e grupit F! Marokenët 'djegin' Brukselin (VIDEO)


S.DH/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?



×

Lajmi i fundit

Franca dhe Gjermania arrijnë marrëveshje për “tanket e së ardhmes”

Franca dhe Gjermania arrijnë marrëveshje për “tanket e së ardhmes”