Emiratet e Bashkuara shohin në të ardhmen. Dubai është gati të eksperimentojë trenin e parë i cili është më i shpejtë sesa avioni.
 
Në 8 nëntorin e një viti më parë, shoqëria amerikane Hyperloop One dhe autoriteti i rrugëve në Dubai kanë firmosur një marrëveshje për ndërtimin e një sistemi shumë të shpejtë hekurudhor i cili do të lidh dy qytete të rëndësishëm të Emirateve Dubai dhe Abi Dhabi, për vetëm 12 minuta mund të jesh në qytetin e synuar.

Kur të realizohet treni do të jetë një zhvillim i jashtëzakonshëm ku do të fitohet shumë kohë.