VIDEO/  Lori Hoxha për të atin
"Nuk është ai që njohin të gjithë"

VIDEO/  Lori Hoxha për të atin<br />"Nuk është ai që njohin të gjithë"
Plot 8 vite kanë kaluar që nga largimi nga jeta i themeluesit të Top Media, Dritan Hoxha, por i ndjeri vazhdon të kujtohet dhe nderohet ende, nga familja e tij, kolegët, apo ata që sot shijojnë frytin e punës së tij. Lori, vajza e tij më e madhe, ka pulbikuar një video në Instagram, ku Dritan Hoxha shfaqet jo më në rolin e atij liderit vizionar që njohin të gjithë, por në rolin e babait.

Në videon e xhiruar nga Sara, shfaqet Lori, Redia dhe babai i tyre që mban Itanin e vogël në krahë dhe ‘e prezanton’ me motrat e tij të bukura. Në fund të videos Itan nis të grindet dhe z. Hoxha, si një baba i përkushtuar e mëson ‘të mo kurrë asgjë me inat’. Këshillë që kur e ka dhënë, mbase nuk e ka menduar se çfarë impakti do të kishte tek fëmijët e tij.

“E di që ti nuk do doje ta bëja publike këtë video, por bota meriton të dijë që pas atij njeriut vizionar ndodhej një baba i mrekullueshëm! Një pjesë e zemrës time do jetë me ty kudo që ti të jesh, por ajo që më mbush me gëzim është të di se ishim aty për të shtrënguar dorën tënde në çdo hap tëndin. Sara, Redia, Itan dhe unë do jemi përgjithmonë mirënjohës dhe të nderuar për gjakun tënd i cili rrjedh në venat tona. Botës i duhen më shumë njerëz si ty. Na mungon vërtet!” ka shkruar Lori krah videos së publikuar.

Redaksia Online
(m.p/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Skënder Minxhozi: Salianji i shpëtoi faqen PD (dhe vetes)

Skënder Minxhozi: Salianji i shpëtoi faqen PD (dhe vetes)