VIDEO/ Spektakël dhe 9 gola në miqësore, Messi dhe Ronaldo shkëlqejnë në fushë! Cristiano debuton me dopietë

VIDEO/ Spektakël dhe 9 gola në miqësore, Messi dhe Ronaldo shkëlqejnë në fushë! Cristiano debuton me dopietë

Takimi Ronaldo - Messi

Al Hilal & Al Nassr 4-5 PSG (Ronaldo 34'(p), 45+6', Hyun-Soo 56', Talisca 90+4' / Messi 3', Marquinho 43', Ramos 53', Mbappe 60' (p), Ekitike 78')

Yjet e Al Hilal dhe Al Nassr zhvilluan një miqësore luksi përballë PSG në stadiumin "Mbreti Fahd" në Riad të Arabisë Saudite, me sfidën që përfundoi 4-5 për francezët. Cristiano Ronaldo mbajti shiritin e kapitenit për arabët, teksa luajti takimin e parë pas transferimit nga Manchester United te Al Nassr.

Përpara ndeshjes, Ronaldo ka pasur një takim të ngrohtë me disa nga yjet e PSG, teksa veçohet përqafimi me Sergio Ramos. Takimi i Ronaldos dhe Messit ishte me interes, ndërsa duket se ka qenë vetëm formal. Edhe para fërshëllimës së arbitrit, Ronaldo dhe Messi i kanë dhënë dorën njëri-tjetrit.

Messi ka treguar potencialin e tij pas vetëm tre minutave lojë, duke kaluar në avantazh PSG. Një asist i Neymar ka bërë që Leo mos mendojë dy herë dhe ta ndalë sferën në rrjetë.

Pjesa e parë e miqësores mes yjeve të Al Hilal, Al Nassr dhe PSG është mbyllur 2-2. Messi dhe Marquinhos kaluan dy herë në avantazh PSG-në në minutat 3 dhe 43, teksa për arabët shënoi Cristiano Ronaldo dopietë. Ylli portugez debuton në Arabinë Saudite me dy gola kundër PSG-së, në minutat 34 (penallti) dhe 45+6. Për PSG në pjesën e parë doli me karton të kuq Bernat (39'), teksa Neymar gaboi nga penalltia (45+3').

Në pjesën e dytë për arabët shënuan Hyun-Soo dhe Talisca, teksa Ramos, Mbappe dhe Ekitike shënuan për PSG-në. Pas 60 minutave lojë, Messi dhe Ronaldo dolën nga fusha. Kjo mund të jetë përballja e fundit mes Messit dhe Ronaldos si kundërshtarë.

Takimi Messi - Ronaldo dhe goli i Leos:

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 21:49
VIDEO/ Qesh edhe vetë, Cristiano Ronaldo 'poshtëron' me një veprim yllin e PSG-së para syve të Messit

Cristiano Ronaldo debutoi sot në futbollin e Arabisë Saudite. Yjet e këtij kampionati humbën 4-5 me PSG-në në një miqësore, me CR7 që u përball me Messin dhe shënoi dopietë. Veç golave, Ronaldo shkëlqeu edhe me driblime. Në pjesën e parë portugezi turpëroi Carlos Soler, teksa me një veprim kaloi dy kundërshtarë para syve të Messit.

Ora 19:06
VIDEO/ Cristiano Ronaldo debuton me dopietë në Arabinë Saudite, i shënon 2 gola PSG-së

Pjesa e parë e miqësores mes yjeve të Al Hilal, Al Nassr dhe PSG është mbyllur 2-2. Messi dhe Marquinhos kaluan dy herë në avantazh PSG-në në minutat 3 dhe 43, teksa për arabët shënoi Cristiano Ronaldo dopietë. Ylli portugez debuton në Arabinë Saudite me dy gola kundër PSG-së, në minutat 34 (penallti) dhe 45+6. Për PSG në pjesën e parë doli me karton të kuq Bernat (39'), teksa Neymar gaboi nga penalltia (45+3').

S.DH/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Ilir Meta kallëzim në Prokurorinë e Tiranës: Persona të paidentifikuar kanë vjedhur hard disc në zyrën e Partisë së Lirisë

Ilir Meta kallëzim në Prokurorinë e Tiranës: Persona të paidentifikuar kanë vjedhur hard disc në zyrën e Partisë së Lirisë