VIDEO/ Ndeshje e 'çmendur' me pesë gola, Atalanta mund 3-2 Milanin me Gjimshitin në fushë

VIDEO/ Ndeshje e 'çmendur' me pesë gola, Atalanta mund 3-2 Milanin me Gjimshitin në fushë

Atalanta 3-2 Milan

milan.jpg" style="height:582px; width:780px" />

Dramatike dhe emocionuese ndeshja në Bergamo. Në "Gewiss Stadium" Atalanta fitoi 3-2 kundër Milanit për raundin e 15-të në Serie A. Pas dy fitoreve radhazi në kampionat, kuqezinjtë e Piolit bien në udhëtim kundër zikaltërve që për 90 minuta në fushë kishin edhe shtyllën e mbrojtjes, Berat Gjimshitin.

Përballja nisi me emocione, për t'u zhbllokuar në minutën e 38 me Lookman te vendasit. Në fundin e pjesës së parë Giroud u kujdes që shifrat të barazoheshin dhe skuadrat të shkonin në zhveshtore në ekuilibër. Me fillimin e së dytës, konkretisht në të 55 minutë ishte sërish Lookman që i dha epërsinë vendasve, teksa Jovic në të 80 minutë vendosi ekuilibrat.

Gjatë kësaj periudhe Maignan ishte shpëtimtar i Milanit me dy pritje të mira, gjë që nuk do e bënte dot në minutën  90+5, kur Muriel me finte shënoi golin e fitores për Atalantën. Dy minuta para golit të pësuar, Milani mbeti me një lojtar më pak pas daljes me të kuqe të Calabrias.

Me këtë humbje Milan me 29 pikë mban vendin e tretë dhe largohet nga dyshja Juventus dhe Inter. Atalanta fiton pas katër ndeshjeve "jo" dhe shkon në vendin e shtatë me 23 pikë.

 

 

 

 

 


Lajmi kryesor:

GOLAT/ Interi 'poker' Udineses, zikaltërit sërish në krye të Serie A! Atalanta mund 3-2 Milanin 'in-extremis'! Lazio barazon 1-1 me Veronën


S.Dh/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    16 Nëntor, 09:13

    Kush ka pension më të ulët bonus më të madh në fundvit? Si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Zyrtari i lartë rus: Vendimi i Biden për Ukrainën mund të çojë në Luftën e Tretë Botërore

Zyrtari i lartë rus: Vendimi i Biden për Ukrainën mund të çojë në Luftën e Tretë Botërore