Atletico Madrid barazoi dje 2-2 me Bayer Leverkusen në raundin e pestë në grupet e Champions League. Me pesë pikë në grupin B, skuadra e Simeone nuk ka mundur të kalojë në fazën me eleminim direkt duke u renditur në vendin e tretë.

Në këtë duel fatin e kualifikimit e kishte në dorë Carasco, i cili gaboi nga 11 metra largësi në minutën e 98 të ndeshjes. Goditja e sulmuesit u prit nga gardiani Hradecky, për të mbajtur në lojë gjermanët që duan Europa League.

Në fundin e ndeshjes ka ndodhur edhe një fenomen që nuk haset shpesh. Pas goditjes së këndit nga Atletico Madrid, kryesori francez Clement Turpin fërshëlleu tre herë për mbylljen e sfidës, duke dërguar skuadrat në dhomat e zhveshjes.

Në këtë moment ndërhyn VAR, për prekje me dorë në zonë. Pas konsultimit me teknologjinë, Turpin akordon penallti edhe pse ndeshjen e kishte mbyllur. Në një event të tillë teknologjia u bë shtysë për të rinisur një ndeshje që ishte mbyllur nga arbitri.

 

S.Dh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës: 3 Dhjetor, 08:56

    Çfarë mendoni për lëvizjen e Salianjit brenda PD?