Manchester City luan sot në 18:45 me Copenhagen në Danimarkë, për ndeshjen e katërt në grupet e Champions League. Përpara ndeshjes, trajneri Pep Guardiola ka dalë në konferencën e zakonshme, teksa jo gjithçka ka shkuar mirë. Në nisje të saj, një gazetar danez i ka kërkuar spanjollit një foto, me kamerën që nuk është hapur.
Për afro 30 sekonda gazetari tentoi që të hapte kamerën për t'i shkëputur një foto trajnerit, por asgjë nuk ka shkuar me sukses. Guardiola ka qenë i vëmendshëm dhe i fokusuar te telefoni për foton, ndërsa në fund gazetari dështoi. Pep duket disi në siklet dhe i çuditur nga ndodhia, me komentet në rrjet që kanë vendosur në lojë gazetarin.