Interi humbi 1-2 me Sassuolon në “San Siro” për javën e gjashtë në Serie A. Pasi mundën Juventusin 4-2 në fundjavë, Sassuolo mposhti edhe Interin duke i shkaktuar disfatën e parë sezonale zikaltërve. Tri pikët e radhës për Sassuolon kishin edhe arome shqiptare, me Nedim Bajramin që shënoi për miqtë.
Pjesa e parë u mbyll me avantazhin e vendasve, teksa Dumfries shënoi pas asistit të Thuram. Në fraksionin e dytë Nedim Bajrami barazoi fillimisht shifrat. Duhej minuta e 54 që fantazisti i Kombëtares të shfrytëzonte asistin e Berardit dhe me një të djathtë të fortë të mposhtte Sommer.
Sassuolo shtoi presion dhe gjeti golin e fitores me Berardin në minutën e 63-të. Megjithëse Interi tentoi barazimin, miqtë ia dolën të dilnin me tri pikë, duke vijuar rezultatet e mira.
Edhe pse pësoi humbjen e parë sezonale, Interi kryeson me 15 pikë Serinë A, aq pikë sa ka edhe Milani ndjekës. Sassuolo me nëntë pikë shkon në vendin e tetë.
Nuk me duket se eshte patriotizem qe kur luan me nje ekip jasht vendit tend te festosh me simbolin e Shqiperise. Te gjithe ata qe luajne futboll ne ç'do vend te botes ja ne atdhetare te vendit te tyre por nuk bejne si ne,festojne ne emer te klubit ku luajne, nuk besoj se ne jemi me patriote por luajme per Shqiperine jo per patriotizem por se nuk gjejne vend neper Europe.
PërgjigjuPirdh pirdh se lirohesh