VIDEO/ Nën sytë e vëzhguesve të Interit, Ernest Muçi jep asist fantastik në Poloni

VIDEO/ Nën sytë e vëzhguesve të Interit, Ernest Muçi jep asist fantastik në Poloni

Ernest Muçi

Legia po fitoi 2-1 në Varshavë gjatë pjesës së parë kundër kryesuesve të Rakou, për ndeshjen e javës së 26-të në elitën e futbollit polak. Nga minuta e parë këtë duel e ka nisur edhe Ernest Muçi, sulmuesi shqiptar i vendasve. Djaloshi ka lënë gjurmë në këtë duel, duke asistuar në golin e parë dhe të avantazhit.

Një pasim nga e majta e sulmit nga Muçi, bëri që Pekhart të shënonte për 1-0. Më pas Legia gjeti edhe golin e dytë me Augustyniak, teksa miqtë shkurtuan me Nouak.

Duke qenë se kjo ndeshje vendos përballë vendin e parë dhe të dytë në elitën e futbollit polak, shumë vëzhgues nga klube si Inter, Southampton apo edhe greke janë në stadium për të parë elementët që mund të spikasin.

Në të tilla kushte, Muçi e la gjurmën e tij duke asistuar qysh pas 15 minutave lojë.

S.Dh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Një nga ne/ 'Ndenja 16 vite vetëm', prek i moshuari: Ndjeva një boshllëk, më mirë në azil me shokë

Një nga ne/ 'Ndenja 16 vite vetëm', prek i moshuari: Ndjeva një boshllëk, më mirë në azil me shokë