Nënkryetarja e Kuvendit të Kosovës, Saranda Bogujevçi, është rrëfyer në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Europës për luftën e vitit 1999 nga ushtria serbe, ku i kishin vrarë anëtarët e familjes, e cila në atë kohë ishte vetëm 13 vjeç kur kishte mbetur e plagosur rëndë.
Bogujevçi përpara Asamblesë në të cilën po diskutohej për sulmin e 24 shtatorit në Banjskë të Zveçanit tregoi shenjat në duart e saj, duke thënë se ende nuk kishte drejtësi për këtë krim.
Ajo gjithashtu tha se edhe pse kishin kaluar 25 vite nga masakra që ndodhi në familjen e saj, Kosova ende vazhdonte të sulmohej. Ajo tha se “kurrë nuk ka pasur kërkim falje, nuk ka pasur asgjë të ndërmarrë për të sjellë drejtësi, jo vetëm për atë çfarë ka ndodhur atëherë, por edhe tani”.
Si përfundim Bogujevçi tha se personat që kishin kryer sulmin terrorist më 24 shtator janë ende të lirë në Serbi të cilët ende nuk kanë marrë gjykimin e tyre.
“25 vite më parë si një 13-vjeçare i kam mbijetuar një masakre të ushtrisë serbe, që atëbotë ishte udhëhequr nga njerëzit që ende udhëheqin Serbinë tash dhe ishin pjesë e atij regjimi. Si 13-vjeçare unë mbeta e shtrirë në një grumbull të trupave të familjes sime me 16 plumba. Sot kam ende këto shenja në dorë, e pjesët e tjera të trupit tim. E të shoh pas 25 vitesh, që vazhdimisht sulmohemi verbalisht dhe në mënyra tjera, së fundi edhe me sulm terrorist, është e papranueshme. Mjaft është mjaft. Kurrë nuk ka pasur kërkim falje, nuk ka pasur asgjë të ndërmarrë për të sjellë drejtësi, jo vetëm për atë çfarë ka ndodhur atëherë, por edhe tashmë. Njerëzit që kryen sulm terrorist më 24 shtator janë në Serbi, dhe nuk po gjykohen”, tha Bogujevçi.
S.S/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
3 Dhjetor, 08:56
Çfarë mendoni për lëvizjen e Salianjit brenda PD?
-
Do ketë sukses
24.7%
-
Do ndahet nga PD
29.4%
-
Do shuhet
45.9%
Vota total: 510
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Serbët bojkotojnë zgjedhjet, shqiptarët mbeten në krye të komunave në veri të Kosovës! Osmani: Vuçiç shkeli fjalën që u dha ndërkombëtarëve
21 Prill 2024, 19:28
-
I dërguari i Gjermanisë për Ballkanin Perëndimor: Të vazhdohen hapat për krijimin e Asociacionit
13 Prill 2024, 09:03
-
Kosova hap drejt anëtarësimit në KiE, eksperti i sigurisë: Serbia mund të përshkallëzojë situatën, grupet kriminale po përgatiten për sulm në veri
28 Mars 2024, 12:29
-
Forcat serbe në kufi me Kosovën, eksperti i sigurisë: FSK gati për luftë, e shporrim përgjithmonë ushtrinë e Serbisë nëse na cenon integritetin territorial
22 Mars 2024, 14:34
-
Kurti publikon videon: Ushtria serbe pranë kufirit të Kosovës, kërkojnë të provokojnë! Serbia: 'Pushtim' imagjinar
22 Mars 2024, 07:45
-
Osmani takohet me ministrin çek për sulmin në Banjskë: Përpjekje e Serbisë për minim të paqes në Kosovë dhe rajon
24 Janar 2024, 14:26
-
Diplomati slloven për situatën në Ballkan: Serbia po vazhdon bashkëpunimin me Rusinë, ka takime të rregullta me zyrtarët e Moskës
24 Janar 2024, 10:52
-
‘Shqiptarët po bëjnë gabime historike ndaj serbëve’, ministri serb i Mbrojtjes: Shërbim i detyruar ushtarak, jo thirrje për luftë
11 Janar 2024, 11:27
-
Lajçak: Të shpallen zgjedhjet në veri të Kosovës, jo më vonesa
31 Dhjetor 2023, 13:57
-
Drejtori i Policisë së Kosovës: Sulmet në veri të motivuara dhe orkestruara nga Serbia
28 Dhjetor 2023, 15:42
-
U vazhdohet edhe për dy muaj paraburgimi tre të dyshuarve për sulmin terrorist në Banjskë
26 Dhjetor 2023, 11:36
-
Deputeti i Kosovës: Aleksandar Vulin ishte në Kosovë kur ndodhi sulmi në Banjskë
26 Dhjetor 2023, 11:05
Me ne fund nje deshmi e asaj qe serbia ka ber me vite ne kosove, por ama nje kerkese kisha per zonjen Bogujevci, a ja ke treguar keto plage mimoza kusarit e skellzen gasit kshilltar spécial i allbin kurrcit, po mender presednike osmankes a ja ke treguar oj e nderuar, sepse deri me sot nga gjithe ju edhe nga ti kemi degjuar vetem akuza ndaj uçk-s dhe luftes qlirimtare te kosoves si shkaktar per prishjen e brastvo jedinstvo-s, po per te masakruarit e familjes a i ke folur presednikes dhe stafit te saj qe shume nga ta gjate masakrave ne kosove dhevkur ti je plagosur kan qene milic te serbise bile edhe tata i osmankes ishte milic i serbise e poashtu edhe vjehrri deri ne qershor 1999 nenkryetar i sps-it, uroj qe tmos perfundon ne burg sapo te kthehesh ne kosove sepse nuk ke depershkallzuar situaten siq thot bysllimi e osmanka por ke ndezur gjakrat.
Përgjigju