Neymar ka tejkaluar limitet pas finales së humbur në Kupë kundër Renne-s, pasi braziliani në nerva e sipër ka goditur me grusht një tifoz në stadium.
28-vjeçari u rikthye të luante si titullar pas dëmtimit të gjatë dhe në finale arriti të shënonte dhe të asistonte për Alves, por gjithsesi këto nuk mjaftuan që Paris SG të dilte fitues, pasi parisienët u mposhtën me penallti duke humbur trofeun.
Në momentin pas ndeshjes kur futbollistët po ngjiteshin për të marrë medaljen Neymar është ndalur te një tifoz që po ofendonte lojtarët e Paris SG, i cili brazilianit mësohet t’i ketë thënë “ik mëso të luash futboll”.
Kjo e ka acaruar së tepërmi Neymar-in që ka reaguar aspak në mënyrë profesionale, duke goditur me grusht tifozin.
I ulët, rrugaç bajgë!
Përgjigju