Federata Shqiptare e Futbollit, në bashkëpunim me Bashkinë Gramsh, kanë nisur punimet për rikonstruksionin e stadiumit “Myslim Koçi”, një investim i rëndësishëm në funksion të përmirësimit të infrastrukturës sportive dhe zhvillimit të futbollit. Ky projekt synon krijimin e kushteve më të mira për zhvillimin e aktiviteteve sportive, veçanërisht për ekipet vendase dhe moshat e reja.
Me nisjen zyrtare të punimeve, presidenti i FSHF-së, Armand Duka, inspektoi nga afër procesin e rikonstruksionit gjatë një vizite në Gramsh, ku u prit nga Kryetari i Bashkisë, Besion Ajazi.
Gjatë inspektimit, presidenti Duka u njoh në detaje me projektin, i cili parashikon rikonstruksionin e dhomave të zhveshjes, ndërtimin e tribunës së re, modernizimin e ambienteve ndihmëse, si edhe instalimin e tapetit me bar artificial në fushën e stadiumit “Myslim Koçi”, duke e përshtatur atë me standardet bashkëkohore për zhvillimin e ndeshjeve dhe stërvitjeve.
Në një prononcim për fshf.org, presidenti Duka vlerësoi projektin për stadiumin e Gramshit, duke e cilësuar si një impiant modest, por modern, që plotëson standardet për zhvillimin e ndeshjeve kombëtare dhe ndërkombëtare të nivelit të dytë.
Kreu i qeverisë së futbollit shqiptar falënderoi Bashkinë Gramsh për bashkëpunimin dhe mbështetjen e vazhdueshme në zhvillimin e futbollit, duke theksuar rëndësinë e zhvillimit të futbollit në çdo qytet të Shqipërisë.
S.Dh/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
9 Mars, 15:01
PS nuk jep aprovimin për arrestimin e Ballukut, si e vlerësoni?
-
Të drejtë
55.8%
-
Të gabuar
40.1%
-
Jam i/e dyzuar
4%
Vota total: 2880
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
FIFA 'nxjerr zbuluar' Sylvinhon, zyrtarizon para kohe afrimin e ri në kombëtaren shqiptare të futbollit! Bujar Pllana largohet nga Kosova
10 Mars, 10:28
-
Kupa e Shqipërisë/ Hidhet shorti për fazën gjysmëfinale, Dinamo 'peshkon' Vllazninë! Egnatia luan kundër AF Elbasanit
10 Mars, 10:17
-
Polonia kufizon tifozët e Shqipërisë, nis shitja e biletave për ndeshjen play-off të Kupës së Botës 2026
10 Mars, 09:48
-
Superliga/ Partizani pesë fitore radhazi, mposht Dinamon në derbi dhe gjen zonën 'Final 4'! Egnatia përmbys 4-2 Teutën në Rrogozhinë, Dobi rrezikon shkarkimin
10 Mars, 09:06
-
Superliga/ Tirana 'buzë greminës', AF Elbasani e mposht 0-1 mes tensionit në 'Selman Stërmasi'! Bylisi fiton 1-0 kundër Vorës dhe e parakalon në renditje
8 Mars, 17:10
-
I dënuar në Itali me 15 vite burg për drogë e shfrytëzim prostitucioni, pranga 61-vjeçarit nga Belshi me dy identitete (VIDEO)
8 Mars, 09:10
-
Lufta në Lindjen e Mesme shtrenjton naftën në Shqipëri! Në Elbasan shkon deri 195 lekë/litër, në Tiranë 185 lekë/ litër
7 Mars, 19:34
-
Renditja/ Skënderbeu dhe Laçi nuk ndalen, Besa merr fitoren e dytë radhazi! U luajtën gjashtë ndeshjet e Kategorisë së Parë
7 Mars, 16:06
-
U hap pas 11 ditëve bllokim, Rama inspekton aksin provizor Librazhd-Prrenjas: Tollovia, perversitet i madh! Plagë që helmoi opinionin publik
7 Mars, 13:29
-
'Jam me Shqipërinë para se të jem me Brazilin', Sylvinho për play-off-in e Kupës së Botës 2026: Kundër Polonisë e vështirë, por jo e pamundur
7 Mars, 11:31
-
FIFA nuk i fal borxhet, Vllaznisë dhe Tiranës i bllokohet merkatoja në hyrje
7 Mars, 08:50
-
Kalendari/ Raundi i 27-të i Superligës luhet në dy ditë, spikat derbi Dinamo - Partizani për zonën 'Final 4'
6 Mars, 13:43
Mire qe po beni stadiumin, po ne fillim duhet te gjeni banore si per te luajtur ashtu e per spektatore!
Përgjigju