Më pak se 24 orë pas vrasjes së gruas, vajzës dhe të birit në sulmet ajrore të Izraelit në Gazë, gazetari palestinez Wael al-Dahdouh ka vazhduar të raportojë për fushatën e bombardimeve të izraelitëve në Gazë.
“Kjo kurrë nuk do të heshtë zërat tonë. Gazetaria është misioni ynë i shenjtë. Pavarësisht dhimbjes dhe humbjes, ne u rikthyem”, tha al-Dahdouh në një video të postuar në Instam teksa falenderonte të gjithë ata që dërguan mesazhe ngushëllimi dhe duke shpjeguar vendimin e tij për t'u paraqitur në punë.
Duke folur në arabisht, Al Dahdouh tha se e kishte për detyrë që të kthehej në punë, pavarësisht nga situata. Në video-mesazhin e regjistruar sipër një çatie të një ndërteseje në qytetin e Gazës, në sfond shihet një shtëllungë tymi nga një objekt, ku u ndezën edhe sirenat e alarmit, raporton indianexpress.
Të mërkurën mbrëmë, gruaja, vajza dhe djali i al-Dahdouh, nipi dhe tetë kushërinj u vranë në sulmet ajrore izraelite, ku një bombë goditi shtëpinë brenda të cilës ishin strehuar në Nuseirat në pjesën qendrore të Gazës, pasi ishin zhvendosur nga prona e tyre.
“Izraeli shënjestron civilët dhe po kryen masakra mbi familjet. Është pjesë e asaj që familjet palestineze po kalojnë çdo ditë në Gazë”, tha al-Dahdouh.
Gazetari mësoi për vdekjen e tyre në transmetimin e drejtpërdrejtë të imazheve. Imazhet e Al Dahdouh duke hyrë në spitalin al-Aqsa në Gaza për të identifikuar trupat e familjes së tij u shpërndanë në të gjitha rrjetet sociale, duke shkaktuar zemërim dhe pikëllim në të gjithë botën.
Al Jazeera journalist Wael Dahdouh buried his wife, son & daughter less than 24 hours ago after targeted and deliberate IDF strike in Gaza.
— Clash Report (@clashreport) October 26, 2023
He’s back on air now to report the sufferings of Gazans. pic.twitter.com/1GEubHDUZX