Edhe kësaj radhe vizita e kryeministrit Edi Rama në Turqi nuk ka kaluar pa batuta apo momente gazmore me presidentin turk Recep Tayyip Erdogan, të cilat tregojnë qartë miqësinë mes dy liderëve.
Përmes një video të publikuar në rrjetin social “Instagram”, Rama ka shfaqur reagimin e presidentit turk kur ka parë kryeministrin shqiptar teksa del nga makina i veshur thjeshtë me një kostum zyrtar, ndërkohë që temperaturat ishin të ulëta.
Nga habia Erdogan ka pyetur këshilltarin e tij shqiptar Sabri Demirin, nëse Rama kishte ftohtë i veshur në atë mënyrë.
Pasi këshilltari, i cili ishte pa pallto njësoj si Rama afrohet, ky i fundit i thotë që edhe Sabriu është shqiptar prandaj nuk ka ftohtë.Më pas, Erdogan heq shallin e tij dhe bashkë me Ramën vazhdojnë drejt Presidencës.
Erdogan: Sabri, a nuk ka ftohtë?
Rama: Sabriu nuk ka pallto, edhe ai është shqiptar si unë.
Erdogan: E çfarë të bëjmë tani?
Xhest fisnik, Respekte!
Përgjigju