160 dhe 164 km/orë, janë disa nga shpejtësitë që lëvizin të rinjtë me makina në autostradën Tiranë-Durrës. Policia Rrugore e cila ishte e vendosur me radarë në këtë aks, u ka pezulluar patentat drejtuesve të makinave
Polici: Oooo me 160 e ke këtë zotëri
Polici: Me targa angleze, kaloje për komision
Polici: Emigrantët vijnë dhe ecin me 160 km/orë këtu, ç'farë ti bëjmë...
Polici: Vazhdo procedurën për komision
Makina e dy të rinjve emigrant të ardhur nga Anglia e ka kaluar shpejtësinë e lejuar me 70 km/orë në autostradën Tiranë-Durrës. Ndërkohë gjatë të shtunës Policia ka vijuar kontrollet edhe për shoferët e dehur. 7 shoferët të dehur, të cilët kishin konsumuar alkool më shumë se 0.50 mg/litër janë arrestuar mbrëmjen e djeshme, ndërkohë që 6 drejtuesve të tjerë u është pezulluar leja e drejtimit.
Drejtues mjetesh duke drejtuar mjetet ne gjendje te dehur e te tjerë nen efektin e alkoolit, ku fotot e dragerave s’kanë nevojë për koment. Alkooli në timon vret jetën, përdor mjetet e transportit publik në rast se ke konsumuar alkool dhe je drejtues mjeti, mos drejto mjetin ne gjendje te dehur.
Policia Rrugore
Ore po' për ca i kanë nevojë 3 blloqe gjobash ato apo 2 si dikiarijnë