Pavarësisht se trajneri i ri i kombëtares shqiptare, Christian Panucci në konferencën për shtyp u shfaq i ashpër dhe serioz, ai është tjetërsur gjatë darkës në hotelin ku është grumbulluar Kombëtarja.
 
Gjatë darkës ai është shfaqur i qeshur dhe plotë humor duke improvizuar dorën e tij si mikrofon, teksa futbollistët këndojnë Himnin e Flamurit dhe më pas dy prurjet e reja të thirrura nga Panucci, Ivan Balliu dhe Valon Ahmedi ja kanë marrë këngës.
 
Çunat e kombëtares janë shfaqur të qeshur dhe në një ambjent pozitiv që urojmë ti ndihmojë në dy përballjet e radhës, të cilat do të jenë prova e Paunuccit por edhe prurjeve të thirrura nga ai.
 

Çunat këndojnë Himnin e Flamurit
 

Këndon Ivan Balliu