Manchester City bëri detyrën dhe fitoi dje 0-3 në transfertë me Bristol City për FA Cup, me Qytetarët që siguruan çerekfinalet e këtij kompeticioni. Pas ndeshjes trajneri i miqve, Pep Guardiola arriti t'i 'shpëtonte' pyetjeve të gazetarëve me pretekstin e një gote vere. Guardiola tha se trajneri i Bristol, Nigel Parson e kishte ftuar dhe ai kishte pranuar.
“Nigel ka një përvojë të madhe. Është kënaqësi për mua të takohem me të. Ai sapo më ftoi për një gotë verë. Sigurisht që pranova. Kështu që më duhet të largohem”, deklaroi Guardiola duke buzëqeshur dhe u largua nga takimi me gazetarët.